Një grua myslimane është dënuar me dy vjet burg sipas ligjit të blasfemisë në Indonezi për një video që ajo shpërndau në TikTok, e cila tregonte se ajo recitonte një lutje islame përpara se të provonte mishin e derrit ndërsa vizitonte ishullin turistik të Balit.
Lina Lutfiawati, e njohur si Lina Mukherjee në rrjetet sociale, doli të martën para gjykatës në qarkut Palembang në ishullin Sumatra.
33-vjeçarja u shpall fajtore për “përhapjen e informacionit që synon nxitjen e urrejtjes kundër individëve fetarë dhe grupeve specifike”, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Përveç dënimit me dy vjet burg, gjykata e gjobiti të renë me 16,245 dollarë. Afati i saj i burgut mund të zgjatet me tre muaj nëse ajo nuk paguan gjobën, shtoi gjykata.
“E di që kam gabuar, por me të vërtetë nuk e prisja këtë dënim”, tha ajo.
Indonezia është kombi më i madh mysliman në botë, ku 231 milionë njerëz, të paktën 93% e popullsisë së saj të rritur, identifikohen si myslimanë.