Budapesti magjepsës!

E njohur si “Mbretëresha e Danubit”, Budapesti është qyteti më romantik dhe më mahnitës në Hungari, që gëlon nga kultura dhe historia. I ndodhur pranë lumit të Danubit, rrethuar nga Kodrat Buda në perëndim dhe rrafshinat e mëdha në lindje, qyteti magjepsës i Budapestit është plot surpriza. Për këtë kemi vendosur t’ju paraqesim një udhërrëfim virtual që do t’ju tregojë sa i bukur është ky qytet.

Ndërtuar në majën jugore të Kodrës së Kështjellës dhe e famshme për historinë e saj mesjetare, Kështjella Buda është një sistem fortifikimi në një pallat që mbretërit hungarezë e përdornin për të banuar.

Një nga atraksionet më të kërkuara dhe popullore për turistët në këtë zonë është “Fishermen’s Bastion”, që trullos me pamjen panoramike të të gjithë qytetit, si dhe me një përzierje intriguese të arkitekturës baroke, Neoromake dhe Neogotike

Me një histori të trazuar gjatë pushtimit turk, kisha “Coronation Church of Our Lady” (Kisha e Kurorëzimit të Zonjës Sonë) ose e njohur ndryshe si Kisha Matthias, është ndërtuar në stilin gotik. Pjesë e lagjes “Buda Castle”, kjo kishë e mahnitshme do t’i marrë mjaft kohë çdokujt që është i pasionuar pas fotografive.

Pasi të keni shpenzuar ca kohë në “Castle Hill” do të kaloni Urën me zinxhirë Széchenyi. E projektuar nga inxhinieri anglez Uilliam Tierney Clark në vitin 1839, ajo është ura e parë mbi lumin Danub. Ruajtur nga një çift luanësh në të dyja anët dhe mrekullisht e ndriçuar gjatë natës, ajo është një nga urat më të bukura në botë. Sigurohuni që do të mund ta shikoni edhe gjatë natës – është marramendëse!

Një tjetër simbol i shquar i Budapestit është ndërtesa e Parlamentit, e cila nuk është vetëm një destinacion i famshëm turistik, por edhe një nga ndërtesat më të vjetra legjislative të Europës. Me vendndodhje në sheshin Kossuth Lajos, ndërtesa madhështore u ndërtua në stilin e Ringjalljes Gotike, e ngjashme me Kështjellën Uestminster në Mbretërinë e Bashkuar. është gjithashtu Parlamenti i dytë më i madh në Europë.

Nga Parlamenti e drejt për në rrugët më të brendshme, do të ndesheni me Sheshin e Heronjve (“Hosok tere”) në fund të bulevardit “Andrassy”. Me një lapidar prej një blloku guri 47 tonësh kushtuar heronjve hungarezë që qëndrojnë në qendër, me Muzeun e Arteve të Bukura në të majtë dhe Pallatin e Artit në të djathtë, Sheshi i Heronjve është një përkujtimore e mahnitshme për më shumë se 1,000 vitesh histori.

Budapesti ka shumë vende të bukura për t’u vizituar, njëri më i bukur se tjetri. Kishat, Katedralja e Shën Stefanit (Saint Stephen’s Basilica), muzetë dhe parqet ia vlejnë të vizitohen. Megjithatë mos harroni të provoni restorantet, kafenetë, dyqanet e modës dhe dyqanet me suvenire në Vaci Utca. është rruga më e famshme e këmbësorëve dhe më e njohur në Budapest, ku mund të provoni një birrë hungareze ose gjellën tradicionale Gulyás.

Trashëgimia e pasur e qytetit dhe historia që e shoqëron e bëjnë Budapestin një destinacion të dëshirueshëm për pushime. Ja pse ky qytet tërheq miliona turistë çdo vit.

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi