Finalja e Play-Outit/ Bubeqi e di si mposhtet Luftëtari: Besa fiton me qetësi dhe maturi, ja çfarë i kam thënë djemve

Bubeqi

Kjo nuk është hera e parë në 10 vitet e fundit, që Besa përjeton “ethet” e “Play Out”-it. Në 2015-ën, kavajasit do të luanin ndeshjen shtesë ndaj Cërrikut, të cilën e udhëhoqën 2-0, por për shkak të veprimeve antisportive të kundërshtarëve takimi u ndërpre.

Kjo bëri që Besa ta fitonte atë sfidë në tavolinë, 3-0. Përballja me Luftëtarin do të jetë prova e dytë për kavajasit. Në prag të kësaj përballje, që do të luhet të enjten në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, trajneri Dorjan Bubeqi vlerëson vështirësinë e kësaj finaleje mbijetese. Besa do të jetë e plotë ndaj gjirokastritëve, gjë që i krijon luksin stafit teknik që të përzgjedhë titullarët.

LUFTËTARI-E ndoqa Luftëtarin ndaj Shkumbinit dhe pashë se kanë një ekip të fortë, gjë të cilën e vërtetoi edhe fitorja e pastër. Një Luftëtar me grintë, por edhe lojtarë cilësor. Këtë kam folur gjatë gjithë kësaj jave me lojtarët, duke u kërkuar që të japin shpirtin në fushë. Do të ishte e rëndë për Besën, që pas gati 100 vitesh të binte në Kategorinë e Dytë. Do të ishte edhe një formë autokritike për këtë sezon që ishte larg pritshmërive të të gjithë kavajasve.

NDESHJA– Në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka. Për këtë, ne do futemi në lojë me qetësinë e sigurinë që ekipi ka. Do të jemi të durueshëm, të qetë, do të luftojmë në çdo cep të fushës për të fituar duelet dhe krahas kujdesit në prapavijë është rasti të mos shpërdorojmë gola të sigurt, që fatkeqësisht kemi bërë në disa takime. Ndaj Luftëtarit nuk lejohet të falësh raste e gola, pasi mund të na kushtojnë shtrenjtë”, përfundoi Bubeqi.

LEXO MË SHUMË: Katër gola ndaj Luzit dhe fitorja e parë në stol, Dorjan Bubeqi: Kjo ishte Besa që doja, ndeshjet i kemi si finale

Related posts

Osteoartriti tek moshat e reja – Ja shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni

Erling Haaland në verisionin përbindësh, tre gola Kosovës në miqësore (video)

Agim Demrozi kërkon një sforco të fundit nga lojtarët e Egnatias, premio e majme për të mundur Partizanin