Bruno dhe Florjana tregojnë prapaskenat e lidhjes pasi dolën çift nga Përputhen

Fundjavën e kaluar ndodhi ‘përputhja’ e dytë në sezonin aktual të Përputhen mes Brunos dhe Florianës.

Çifti i parë që doli nga programi ishte Bashkimi me Alvisën por që u ndanë pas një muaji, megjithatë shpresojmë që të mos kenë fatin e njëjtë Bruno me Florjanën pasi duken shumë mirë bashkë.

Dje dyshja ka rëfyer për herë të parë që nga dalja detaje rreth lidhjes së tyre jashtë dhe thanë se tashmë jashtë kamerave kanë gjetur dimensione të reja të njëri-tjetrit.

“Është ndryshe. Më i mirë por pak acarues”, tha Floriana, kurse Bruno u shpreh se: “Është pak eksplozíve. Edhe përpara se të vinin këtu shpértheu e mori vesh gjithë Top-i”.

Ata deklaruan se nuk jetojnë bashkë por kohën më të madhe e kalojnë me njëri-tjetrin.
“Nuk jetojmë bashkë dhe as nuk rrimë 24 orë me njëri-tjetrin por kohën më të mirë e kalojmë bashkë. Bruno është shumë xheloz. Ndonjëherë këto shkaktojnë edhe probleme por momentale janë, tregoi Floriana lidhur me raportin e tyre pas daljes nga “Për’puthen”.

Floriana tregoi edhe prapaskenat nga program, ku tha se pas takimit të parë me Brunon i ka kërkuar produksionit që të largohet nga Përputhen.

“Thoja pse kam dal keq në takim kur nuk jam ashtu. Produksioni më tha se do ambientohem dhe kanë bërë gjënë më të mirë”, tha ajo në “Shqipëria Live”.

Ndërkohë të pyetur nëse kanë frikë se mund të përfundojnë si Alvisa me Bashkimin, çifti deklaroi: “Nuk e kam menduar diçka të tillë. Sa ta ketë shkruar Zoti. Nëse gjërat shkojnë mirë do zgjasë gjithë jetën” dhe i të njëjtit mendim ishte edhe Bruno.

Lidhur me planet e të ardhmes çifti tha se të dy janë pro bashkëjetesës dhe jo martesës e gjërave tradicionale. Megjithatë, shtuan se është herët që të nisin që tani bashkëjetesën.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)