Broja rikthehet në stërvitje pas 3 muajsh i dëmtuar, Sylvinho e pret me padurim (video)

Do të kishte dashur ta kishte në dispozicion që për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë, por Sylvinho mund të jetë gjithësesi i kënaqur. Armando Broja jep sinjalet e para të rikthimit, edhe pse për ta parë në fushë duhet ende kohë. Sulmuesi 21 vjeçar është kthyer të stërvitet me Chelsea pas 3 muajsh ndalesë. Broja u dëmtua në miqësoren e dhjetorit kundër Aston Villa dhe tani ka nisur rehabilitimin me punë në palestër e për herë të parë edhe me top.

Në videon e publikuar nga Chelsea në faqen zyrtare, sulmuesi shkodran shihet duke punuar me topin. Një sinjal rikthimi që duhet ta entuziazmojë edhe teknikun Sylvinho. Broja nuk do të jetë nën urdhërat e brazilianit për ndeshjen me Poloninë, por tekniku shpreson që në qershor, për ndeshjet e ardhshme ai të jetë në dispozicion.

Broja u dëmtua keq në 11 dhjetor, kur Chelsea po luante një miqësore ndaj Villians. Britmat e dhimbjes së sulmuesit u dëgjua fort dhe që aty u kuptua sa i rëndës ishte dëmtimi. Koha e rikuperimit për të u mendua të jetë rreth gjashtë muaj, gjithnjë nëse Broja nuk rikuperon më shpejt falë fizikut të tij.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)