Broja, kontratë e re dhe ndeshja ndaj Bullgarisë, Sylvinho i thotë të gjitha: Edhe në miqësore duhet ta përgatisim për fitore

Shqipëria, gati për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, të martën në “Air Albania”, ora 18:00. Trajneri Silvinjo ka dalë në conference për shtyp duke komentuar në funksion të kësaj sfide. Braziliani ka theksuar se miqësorja e nesërme do të ketë vlerësimin maksimal nga të besuarit e tij, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të ketë disa ndryshime përsa i përket formacionit. Nuk kishte se si të mungonte një sqarim për Armando Brojën, për situatën e krijuar dhe mosaktivizimin e sulmuesit në ndeshjen e fundit.

NDRYSHIMET– “Mund të ketë disa ndryshime dhe janë gjëra të pritshme. Dua të bëjë edhe një parantezë rreth pyetjeve që ju bënë Strakoshës. Unë kam luajtur 3 vite në Premier League është një kampionat shumë i bukur  dhe është diçka fantastike të luash atje dhe kush nuk do të donte ta provonte. Përsa i përket portierve tanë, pyetjeve që ju bënë Strakoshës. Ne kemi dy portierë shumë të mirë dhe janë shfaqur në lartësinë e duhur.E kemi thënë shpesh se ne jemi të sigurtë sepse kemi dy lojtarë me shumë eksperiencë. Varet nga forma që vijnë në kombëtare, Strakoshës ju dha mundësia të luaj me Poloninë dhe bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ne ndihemi shumë të sigurt me ta në portë”.

EKSPERIMENT-“ Është normale që një tranjer të provojë sa më shumë lojtarë por nuk mund të ndryshohet e gjithë skuadra pra  të bëhen 6 deri në  7 ndryshime, pasi duhet të ruajmë edhe grupin që kemi krijuar, skuadrën që kemi krijuar ekuilibrin e duhur. Sigurisht 3 apo 4 ndryshime ndoshta do t’i bëjmë duke pasur parasysh edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje që luajnë në fundjavë apo në mesjavë dhe kan një ritëm shumë të madh me klubet, kështu që duhet t’i respektojmë edhe ata që të mos t’i ngarkojmë shumë”.

“Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit, për pjesën e ndryshimit të një ndeshje miqësore dhe zyrtare. Është një ndeshje që ka një audiencë shumë të madhe, shihet në të gjithë botën dhe është një mundësi e madhe edhe për ta edhe për ne. Kam vendosur në mendjen time të bëjë disa ndryshime të paktën tre apo katër lojtar, por nuk dua t’i them tani emrat sepse nuk është e drejtë, kemi edhe një tjetër stërvitje për të bërë, kshu që të shohim deri nesër për ndryshimet që do të bëjmë”.

SITUATA ME BROJEN- Ajo që ka ndodhur me Brojën është shumë e thjeshtë, vjen nga një dëmtim i rëndë, i është dashur 9 muaj të qëndrojë jashtë fushave të lojës. U rikthye para pak javësh luajti pak minuta në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë edhe të dytën. Pastaj një ndeshje para se të vinte te ne luajti për 45 minuta dhe u zëvëndësua për të mos u futur më në fushë pasi ka pasur disa probleme fizike”.

BULLGARIA- Ne jemi shumë të kënaqur për atë që kemi bërë deri tani. E kemi studiuar Bullgarinë, e kam parë. Pavarësisht se në grupin kualifikues ka vetëm dy pikë, por në fakt ka merituar shumë më tepër. Futbolli nuk është i drejtë sa u takon rezulateve. Dua të them që Bullgaria ka një ekip të rëndësishëm, me lojtarë shumë të zotë në lojën sulmuese, me grup kompakt, që luan në bllok. Në futboll nuk ka shumë sekrete sa i takon suksesit, nuk ka asgjë të lehtë. Me shumë punë mund të arrihet gjithçka”.

KONTRATE E RE- Përgjigja është e njëjtë. Duhet të theksojmë se asgjë nuk ka mbaruar dhe nga ana jonë apo nga ana e Federatës për të ardhmen. Ne mendojmë se si të punojmë sa më mirë, të përgatisim sa më mirë ndeshjet e nëntorit. Jemi me kokën dhe mendjen tek ato ndeshje. Gjithçka për të cilën mendojmë janë ndeshjet e nëntorit, asgjë tjetër”.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)