Broja drejt largimit nga Chelsea/ Skuadra angleze po përgatit ofertën e lartë për shqiptarin

Armando Broja do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit londinez.

Në fakt sulmuesi shqiptar ka kontratë afatgjate me Chelsean, por trajneri Mauricio Pochettino nuk e ka marrë fare me vete në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi argjentinasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

West Ham United është skuadra më e interesuar për transferimin e shqiptarit dhe pas largimit të Gianluca Scamaccas tani londinezët do të futen në ofensivë për Brojën.

‘The Guardian’ ka raportuar se brenda kësaj jave ‘Çekanët’ do të dërgojnë një ofertë që e kap shifrën e 30 milionë paundëve për Brojën, shumë që pritet ta kënaq Chelsean.

Lëndimi i Christopher Nkunku ka ndërlikuar pak gjërat dhe Chelsea nuk do të ngutet për të pranuar ofertën nga West Ham, pasi qëllimi është të nënshkruajnë edhe me një tjetër sulmues pastaj do ta lejojnë largimin e Brojës.

Gjithsesi sulmuesi shqiptar është i etur për të luajtur pasi vjen pas një kohe të gjatë dëmtimi dhe dëshiron të ketë minuta të plota. 

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)