Britney Spears ka një lidhje shumë të fortë me partnerin e saj, Sam Asghari, që është forcuar edhe më shumë së fundmi pasi çifti kanë vendosur që ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel.
Artistja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti.
“Nuk mund ta besoj’, ka shkruar Spears krahas videos së ëmbël ku duket së bashku me gjysmën e saj më të mirë.
Lajmi vjen disa ditë pasi babai i saj paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund kujdestarisë së tij ndaj artistes që ka kontrolluar jetën dhe paratë e saj për 13 vjet.
Çifti janë njohur për herë të parë bashkë në xhirimet e këngës “Slumber Party” në 2016-tën dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë së ashpër të Britney-t. Sam Asghari ka mbështetur shpeshherë publikisht këngëtaren gjatë vitit të shkuar, pasi New York Times publikoi dokumentrain “Framing Britney Spears”, i cili fliste për marrëdhënien e artistes me të atin, që ka qenë kujdestar i saj që nga vitit 2008.