Britaniku 6-vjeç gjen fosile në oborrin e shtëpisë/ Zbuloi diçka rreth 500 milionë vjet të vjetër

Një djalë 6-vjeçar që jeton në Angli, ka gjetur një fosil rreth 500 milionë vite të vjetër në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan The Guardian.

Siddak Singh Jhamat që e quajnë Sid, për Krishtlindje kishte fituar një set pajisjesh për “gjah” të fosileve.

Pikërisht për këtë çështje edhe i përdori, kur doli në kërkim të krimbave në oborrin e tij, por doli në fund se kishte gjetur një fosil.

“Thjesht po gërmoja për krimba dhe gjëra të tilla si qeramikë dhe tulla dhe sapo u takova me këtë shkëmb që dukej pak si një brirë, dhe mendova se mund të ishte një dhëmb ose thua ose një brirë, por në fakt ishte një copë koralesh e cila quhet koral me brirë. Isha vërtet e ngazëllyer për atë që ishte në të vërtetë”, ka deklaruar Sid.

Babai i djaloshit, Vish Singh: “Ne ishim të befasuar që ai gjeti diçka kaq të çuditshme në tokë… ai gjeti një korale briri, dhe disa pjesë më të vogla pranë tij, pastaj të nesërmen ai shkoi përsëri duke gërmuar dhe gjeti një bllok rërë të ngurtësuar. Në atë kohë kishte shumë molusqe dhe guaska deti, dhe diçka e quajtur kinoid, e cila është si një tentakul e kallamarit, është një gjë mjaft parahistorike”.

Singh ka arritur ta identifikoj bririn koral përmes një grupi të fosileve në Facebook. Sipas të dhënave ka mundur ta kuptojë se bëhet fjalë për koralin Rugos, që vlerësohet të jetë i vjetër nga 251 deri në 488 milionë vite.

Burimi: Telegrafi

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!