Braçe “luan” rolin e opozitarit/ “Shigjeton” deputetët: Paguhen se mbajnë karrigen në Parlament!

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin e opozitarit në Komisionin e Ekonomisë duke dalë kundër Reformës për rritjen e pagave.

Gjatë fjalës së tij në Komision, Braçe është shprehur se në qoftë se reforma e pagave do të shpërndahet edhe tek ata persona, të cilët nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe nuk e meritojnë atëherë nuk do të funksionojë.

Braçe theksoi më tej se në Parlament ka persona, të cilët paguhen vetëm për karrigen që mbajnë. Ndaj, sipas tij, paraja duhet të shkojë atje ku janë rezultatet.

“Të talentuarit të marrin atë që u takon. E gjithë kjo reformë e pagave nuk duhte të degradojë në shpërndarje parash për çdokënd. Do shpërndajmë para te njerëz që i meritojnë dhe për njerëz që nuk e meritojnë, fare, po fare. Në qoftë se paraja duhet të shkojë në mënyrë të barabartë edhe tek ata që nuk e meritojnë kjo nuk do të funksionojë. Do t’ju japim lekë dhe atyre që thjesht mbajnë karrigen në parlament. Paraja duhet të shkojë atje ku janë rezultatet”, tha ai.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!