Bota në zi! Tërmeti apokaliptik në Marok, shkon në 632 numri i viktimave, ndërtesa… (VIDEO)

Televizioni i Marokut thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Tërmet i fuqishëm goditi malet e Atlasit të Lartë të Marokut të premten vonë, duke sjellë këto pasoja fatale.

Thellësia e tërmetit ishte rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.

Marrakesh, një qytet historik shumë i dashur nga turistët, duket se është goditur keq, me imazhe të rrënojave në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë.

Raportohet në zonën e prekur nga tërmeti se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike si dhe të internetit.

Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale kanë një mbingarkesë për shkak të numrit të madh të të lënduarve.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje