Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.
Në këtë artikull do të njiheni me Kela Taga, një artiste e vërtetë e cila sjell për Klikoje.com veprat e saj që nuk janë të pakta.
Ajo është një vajzë e lindur dhe rritur në Laç.
Kela, edhe pse nuk është nje person i njohur në botën e televizionit vlenë të thuhet se ka shumë talente të ndryshme që duhen vlerësuar!
Në intervistën që patëm me të ajo na rrëfen se pasioni i saj më i madh lidhet me babain e saj i cili nuk jeton më.
Babai i Kelës, kishte talent në pikturë por vështirësitë e jetës nuk e lejuan që ai të vazhdonte endrrën e tij për tu bërë një piktor i madh.
Por krahas vështirësive ai mundi që këtë talent që ai kishte, t’ja përcillte vajzës së tij, Kela dhe të bënte çmos që ajo të ndiqte rrugën e artit.
Kela gjithmonë ka qënë nxenësja dalluese në shkollë për pikturë dhe është vlerësuar për veprat e saj.
Në moshën 14 vjeç, Kela ka marrë pjesë në një konkurs kombëtar për të rritur, me rastin e festës së pashkëve me temë “Jezu Krishti”.
Në këtë konkurs morën pjesë të rritur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Piktura që konkurroi Kela mori vendin e 3-të nga Alush Shima, Skënder Kamberaj etj, të cilët ishin vlerësuesit.
Ata nuk e dinin që kjo piktur që ata e vlerësuan me vendin e tretë ishte bërë nga një minorene, por siç thotë dhe ajo në intervistë: Babai do e gjente mënyrën për të me futur se s’bën!
Tani ajo është e fokusuar më tepër tek portretet, pikturat me bojra ku e ka jo vetëm profesion por një hobi që e bën me shumë dëshirë dhe pasion!
Më poshtë mund të shfletoni disa nga portetet e saj ose për të parë më shumë klikoni këtu: keyla_style_art_beauty
Përveç pikturës Kela na rrëfen edhe një tjetër pasion të sajin i cili është “estetika e femrës”.
Në moshën 14-vjeçare ajo ka ndjekur trajnimin e saj të parë në Tiranë për parukeri-estetikë ku sapo e përfundoi hapi sallonin e saj të parë, më pas këtë profesion e ka vazhduar në qytetin e Durrësit.
Në moshën 24-vjeçare ka kryer një trajnim më të avancuar ku dhe e ka bërë që të ketë akoma dhe më shumë besim në aftësitë e saj duke marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për parukier dhe berber i quajtur “INTERNATIONAL BRIDE’S HAIR STYLE” në Antalia të Turqisë në vitin 2019 ku dhe ka fituar vendin e dytë mes shumë shteteve të tjera!
Kela gjithashtu na tregon mes shumë emocionesh edhe dëshirën e madhe të prezantueses së festivalit që të ishte pikërisht Kela ajo që do e stilonte atë ditë edhe pse kishte make-up artist personal.
Për të parë veprat dhe Botën e Artin të kësaj artisteje në ju ftojmë që ta ndiqni atë në Facebook duke klikuar këtu:
Në këtë grup Kela mirëpret të gjithë Artistët dhe talentet për ti promovuar nga të gjitha fushat e Artit!