“Bota është portokall…”/ Në Shijak gjejnë fajtorin e humbjes, akuzojnë drejtorin e Egnatias: “Përdori fëmijët për të…”

Egnatia mposhti Erzenin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e javës së 34-të. Sfida u zhbllokua fillimisht nga Dwamena, në minutën e 14′ sulmuesi dyfishoi shifrat. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Egnatias. Ndërsa në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 52′ Musta shënoi edhe të tretin për rrogozhinasit.

Më pas në të 60′ Ademi shënoi të parin për Erzenin. Nonato realizoi golin e dytë duke e bërë humbjen më pak të dhimbshme. Erzeni tentoi të kthente rezultatin por nuk ia arritën. Në ambjentin shijakas kanë nisur akuzat e para, fillimisht duke akuzuar drejtorin sportiv të Egnatias se udhëzoi fëmijët që mbanin topat të pengonin aksionet e Erzenit, madje duke shfrytëzuar edhe punëtorët e fushës.

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën