Boshatisja e stadiumit kur foli ai, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, por unë e bëra me qëllim që…

Sali Berisha u pyet nëse u ndje i zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin e tij në çeljen e fushatës, nga gazetari Arian Çani.

Berisha u shpreh se demokratët u mërzitën nga koha e gjatë e qëndrimit në stadium dhe jo nga fjalimi i tij, ndaj dhe u larguan.

Ai tha se e bëri me qëllim këtë, pasi donte që të pranishmit të dëgjonin kandidatët për kryebashkiakë, pasi sipas tij, ata janë censuruar nga mediat.

Çani: A u ndjetë të zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tuaj?

Berisha: Absolutisht jo. Ai takim, qëllimi ishte që të shikoj kamerën që ata 15 kandidatë të qyteteve kryesore të kishin mundësinë që të adresoheshin në kamera. 

Unë ndoqa një model që nuk është ndjekur kurrë në Shqipëri. Unë shfrytëzova rastin që të ata të kishin kamera. Ata u mërzitën sepse kishin 5 orë aty.

Një model s’mund të krahasohet me një tjetër, ky model u zgjodh për herë të parë. Ishte zgjidhja ime nga censura që iu bëhet kandidatëve tanë. Ajo pamje madhështore që u hap takimi nuk ka ekzistuar më parë.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!