“Boshatiset” Skënderbeu, klubi bullgar dhe rumun interesohet për dy “xhevahirët” e skuadrës

Skënderbeu

Edhe pse nuk e ka mbyllur ende zyrtarisht sezonin, Skënderbeu është i përfshirë tërësisht në merkato.

Klubi juglindor kërkon të menaxhojë sa më mirë lojtarët më të mirë që ka në ekip, për të cilët ka investuar dhe tani kërkon më të mirën prej tyre në aspektin financiar. Në takimin kundër Partizanit, shumë skautë kishin ardhur për të ndjekur nga afër dy lojtarët e klubit korçar.

Bëhet fjalë për sulmuesin Ermir Rashica dhe kapitenin Dean Liço, të cilët ishin në fokusin e përfaqësuesve të klubi rumun të Cluj. Këta të fundit kanë pasur mundësinë të shohin nga afër dy lojtarët të bardhekuqve dhe kanë mbajtur shënimet përkatëse. Për Liçon më parë pati interesim edhe nga Bullgaria, nga CSKA e Sofjes. Ende nuk flitet për oferta konkrete në klubin korçar për Rashicën dhe Liçon, por është e konfirmuar se interesimi për ta nuk është vetëm nga rumunët e Cluj, por edhe klube të tjera.

Gjatë kampionatit, në ndeshjet më të forta që ka pasur Skënderbeu, në stadium ka pasur vazhdimisht skautë, kryesisht të skuadrave nga kampionatet lindore, që kanë studiuar lojtarë të ndryshëm. Presidenti Ardian Takaj do të vlerësojë me kujdes të gjitha ofertat, për të vendosur më pas se cili largim mund të jetë në interes të klubit bardhekuq.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)