E ardhmja e Bordin në fije të perit, te Tirana del në skenë një njohje e vjetër

Bordin

E ardhmja e Roberto Bordin në Tiranë duket drejt fundit. Humbja me shifrat 1-4 ndaj Elbasanit në “Air Albania” siç duket ka mbushur “kupën” e drejtuesve, të cilët mendojnë edhe për largimin e italianit.

Ende nuk ka asgjë nga palët, ndonëse mësohet se ditën e sotme Bordin ka dalë në stërvitje me ekipin dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë stërvitja e fundit e tij apo jo. Gjithsesi tashmë në skenë ka dalë edhe emri i parë si zëvendësuesi i mundshëm në rast largimi të Bordin.

Bëhet fjalë për Ardian Nuhiun, i cili aktualisht është i papunë që prej largimit nga Gjilani. Një “dëshirë e vjetër” kjo për bardheblutë, të cilët e kanë patur në listë emrin e tij për stolin edhe disa herë të tjera.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në kryeqytet, nëse te Tirana do të vazhdojnë të besojnë te Bordin, apo do të ndajnë rrugët mes tyre dhe Nuhiu që mund ta pasojë në stol.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH