Bora dhe Donaldi të pandarë! Detaji në foton e moderatores po bën xhiron e rrjetit (FOTO)

Nëse ka diçka që dimë për lidhjen e Donaldit me Borën është se dyshes i pëlqen shumë të shkëmbejnë mes tyre veshje e aksesorë dhe kjo ka përcjellë shpesh mesazhe të nënkuptuara për fansat e tyre.

E fundit qe ka marrë vëmendje është një foto e Borës, e cila shfaqet me një bluzë të bardhë, kapele dhe syze të bardha të varura para.

Ishin pikërisht syzet që u bënë objekt në seksionin e komenteve, sepse më parë këto syze i kishin parë tek Donaldi gjatë “Big Brother Vip”.

E vetmja gjë që ka ngelur tani është që Bora dhe Donaldi ta zyrtarizojnë ribashkimin e tyre me ndonjë foto ose video, megjithëse gjatë verës kanë qenë kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Foto e fundit e tyre bashkë është shkrepur në Prishtinë, ku çifti shihej duke darkuar dhe mjaft të buzëqeshur.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)