Bora dhe Donaldi po sjellin një film bashkë???

Ndoshta Bora me Donaldin nuk do të rikthehen ndonjëherë si çift bashkë, por nuk mund ta themi të njëtën gjë për bashkëpunimet mes tyre.

Me shumë gjasë shumë shpejt Borën dhe Donaldin do t’i shohim bashkë në një film. Arsyet?

Në fillim të kësaj jave Bora publikoi një video krah regjizorit Aerion Bubullima dhe megjithëse asnjëri nuk përmendi ndonjë film, pamjet e dyshes në Vienë, vend ku aktualisht jeton regjizori, janë mjaftueshëm sa për ta marrë me mend se çfarë mund të jetë duke ndodhur.

Burime për Anabel.al bëjnë me dije se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të.

Për aq kohë sa regjisori zgjedh t’i mbajë sekrete projektet e tij, një lajm i tillë mbetet vetëm në kuadër aludimi, por pjesëmarrja e Borës dhe Donaldit në një film do të ishte surprizë për publikun pas gjithë ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit mes ish-çiftit.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)