“BOMBA” e gazetarit të njohur: Ja dy emrat që do të arrestohen shumë shpejt me urdhër të SPAK

I ftuar në emisionin “Rrethi Katror” gazetari Bledi Mane teksa fliste për arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dakos, e ka quajtur deri tani SPAK-un një institucion frikacak pasi sipas tij figura e Berishës vijon ta trembë akoma.

“Kemi 32 zyrtarë socialist që janë burgosur ose janë me masë arresti, dhe janë 130 të tjerë nën hetim. Por kemi një opozitë që bën zhurmë. Imagjino të arrestonin Berishën dhe Metën do kishin plasur protestat gjithandej.

Është e vërtetë ajo që thotë Milaimi për arrestimet e reja. SPAK më duket një qënie lepurush frikacak, që figura e Berishës vijon ta trembë akoma. SPAK nuk ka futur brenda asnjë nga e djathta. Nga e majta ka bërë namin, ndërsa nga e djathta nuk ka arrestuar asnjë. SPAK më duket një institucion shumë frikacak që ka presion mediatik dhe politik.

SPAK po ndjek një filozofi të tillë, që u ngopa me arrestime nga e majta, arrita deri te njerëzit më të afërt të Ramës, dhe po përgatit terrenin për arrestime nga e djathta, ku pritet të arrestohet dhëndri i Sali Berishës për aferën e klubit të Partizanit dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu,” tha Bledi Mane.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur