Dinamo me “artileri të rëndë” ndaj Vllaznisë, tre rikthime qetësojnë Ilir Dajën

blutë

Dinamo do të kërkojë kthimin te fitorja të shtunën, e cila i mungon që nga 19 janari, kur fitonte 3-1 kundër Elbasanit. Kundërshtari i radhës do të jetë Vllaznia, një nga skuadrat më të formë, që në pesë ndeshjet e vitit 2025 ka katër fitore dhe vetëm një humbje me Egnatian. Ndryshe nga Vllaznia, blutë janë mjaftuar më pas me tri barazime radhazi në kampionat, në ndeshje nën nivelin e shfaqur më parë.

Paraqitjet e pamjaftueshme te blutë janë kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta të lojtarëve të rëndësishëm, që nga portieri Sali e deri te sulmuesi Itodo Mandela, ky i fundit tepër i rëndësishëm për manovrën sulmuese. Për ndeshjen me Vllazninë Daja do të ketë në dispozicion tre lojtarë që nuk luajtën në takimin e fundit, kundër Teutës, mbyllur pa gola.

Meksi ishte i pezulluar, ndërsa Bregu kishte gjendje gripale të cilën e ka kaluar. Lajmi i mirë është rikthimi i të dëmtuarve Sali e Dita, ndërkohë që Itodo është në dyshim.

Nigeriani nuk konsiderohet jashtë përballjes me shkodranët, por gjendja e tij do të shihet në vazhdimësi për shkak të dëmtimit që mori në ndeshjen me Partizanin, ku ai shënoi golin e dhjetë në kampionat.

LEXO ME SHUME:Nga kampion dimri përfundon në vendin e katërt, 2025 është për t’u harruar për Dinamon

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje

2 comments

Dinamo-Vllaznia mbyllet mes tensionit (video) 15/02/2025 - 19:44
[…] LEXO ME SHUME:Dinamo me “artileri të rëndë” ndaj Vllaznisë, tre rikthime qetësojnë Ilir Dajën […]
Thomas Brdaric e ka seriozisht sfidën me Dinamon 14/02/2025 - 14:05
[…] LEXO ME SHUME:Dinamo me “artileri të rëndë” ndaj Vllaznisë, tre rikthime qetësojnë Ilir Dajën […]

Comments are closed

Add Comment