“Blerje me kokrra jo me kg”, ankohen qytetarët”: Kërkojmë ku është më lirë, na ndihmojnë fëmijët

Çmimet e larta detyrojnë qytetarët të numërojnë kokërrat e frutave apo perimeve që blejnë, përpara se të bëjnë pagesën.

“Qepa nga 600 shkoi direkt në 1200. Po i marrim me kokrra, nuk të leverdis me i marrë me kg.” Ata detyrohen që para se të blejnë një produkt të kontollojnë fillimisht çmimet në gjithë tregun dhe të pikasin ata tregtarë që ofrojnë çmimin më të ulët.
“Çmimet janë rritur shumë, kërkojmë ku është më lirë. Fasulja e zezë është 5 mijë lekë gjithandej, ky e ka 3 mijë lekë.”

Qytetarët u shprehën se pa ndihmën e fëmijëve të tyre nuk do të kishin mundësi të merrnin dot as ushqimet bazike. Ndërsa tregtarët thanë se qytetarët nuk kanë më mundësi të blejnë frutat sepse sipas tyre ato tanimë po quhen ushqime luksi, por vetëm produktet e domosdoshme.

“Nuk i përballojnë dot. Marrin ato që janë të domosdoshme për familjen, jo ushqime luksi.”

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….