“Lojtarët janë të rënduar psikologjikisht”, Devolli gjen alibinë e humbjes: Do punojmë për të dalë nga kjo situatë

Bledar Devolli

Bledar Devolli, trajneri i Teutës,  ka theksuar se përmbysja e pësuar sot përballë Skënderbeut, ishte pasojë e goditjes psikologjike që ka marrë skuadra së fundmi dhe gabimeve individuale.

NDESHJA- Në 5 apo 10 minuta e humbëm ndeshjen, pastaj morëm përsëri ndeshjen në kontroll. Kam dyshim për penalltinë çfarë na thonë miq e shokë, duhet ta shikoj. Në pjesën e dytë na doli ndeshja përsëri siç e dëshironim përveç kartonit që u barazuam shumë shpejt në numra. Futëm Torrajn ngaqë krijuam epërsi, që të luanim me dy sulmues e atë pas tyre. Por gjëra nga hiçi, kartoni i dytë i verdhë që barazuam numrat, pastaj goli i dytë, gabime individuale që mbajnë topin në zona të rrezikshme. Por jam i kënaqur nga reagimi, patëm rastet tona, nuk është e thënë ose është moment i keq që duhet ta kalojmë shpejt.

GJENDJA E SKUADRËS- Kisha informacione, shumë lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, e njoh ekipin. Thjesht janë të rënduar nga ana psikologjike dhe më ngelet mua në dorë të punoj nga ana psikologjike apo taktikisht. Më shumë janë gabime individuale që duhet t’i eliminojmë patjetër, duke filluar që nga kjo javë. Nuk mund të bësh presing 90 minuta se nuk e bën askush në botë. Kishim raste që bënim ultraofensiv, raste që zbritnim poshtë. Ne kishim gjerësi se kishim Tomën e Krujën apo edhe kur futëm Boçin e ndërrova krahët me Gjinollarin. Patëm rastet, por ndoshta edhe fati i keq, se të paktën një pikë edhe kundërshtarin e linim aty ku ishte, do ishte një pikë morali. Por do të vazhdojmë punën, të përulur për të dalë më shpejt nga kjo situatë”, tha Bledar Devolli për RTSH pas ndeshjes.

LEXO ME SHUME:Bismark e Rashica i heqin buzëqeshjen Bledar Devollit, Skënderbeu mposht me përmbysje Teutën e shpreson te mbijetesa (video)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana