Shkëlqyen në ndeshjen ndaj Vikingur, dy lojtarët rrezikojnë të jenë në Islandë

Bismark

Vllaznia do të përballet me Vikingurin, më 31 korrik ora 20:45. Sfida në Islandë do të vendosë se cila prej skuadrave kalon në turin e tretë të Conference League. Kuqeblutë presin që Charles Bismark dhe Alfred Mensah të pajisen me viza. Bismark, me origjinë nga Ghana, bëri mjaft mirë në Shkodër ku kuqeblutë fituan 2 me 1.

Mensah, po ashtu nga Gana, mori minuta si zëvendësues. Të dy bashkë konsiderohen si lojtarë në planet e Martinit, për të fituar sërish minuta.
Tashmë në dyshim është ndeshja e kthimit. Dhe sigurisht që nëse ndodh të mungojnë, do të jetë një problem jo pak i vogël për shkodranët që kanë humbur shërbimet e Kevin Dodajt.

LEXO ME SHUME:Vllaznia bën ndeshjen heroike në Shkodër, përmbys Vikingur por në Islandë llogaritë mbeten të hapura

Related posts

E TRISHTË! Sulmuesi që u shpall kampion me Egnatian në luftë me jetën, familja bën apel për ndihmë (FOTO)

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun