Biskota me bajame nga tre përbërës/ Shije që s’harrohet!

Gatuhen lehtë. Janë ideale kur i hani duke pirë kafe apo çaj.

Përbërësit e nevojshëm:

– 6 lugë sheqer,
– 1 vezë,
– 130 gramë bajame.

Përgatitja:

Bajamet bluajini imët në formë mielli (disa bajame bluani trashë), dhe përzieni me sheqer.

Vezën rriheni deri sa të marrë formën e shkumës (një herë të verdhën e vezës pastaj të bardhën) dhe shtojeni bajamen në sheqer.

Përzieni derisa përbërja të bashkohet mirë. Në letër për pjekje hidheni përbërjen me lugë.

Piqeni rreth 20 minuta në 200 gradë. Ftoheni dhe mund ta servirni.

Këshillë plus: Biskotën gjysmë të pjekur njomeni në çokollatën e zezë të shkrirë dhe sërish rrotullojeni në pluhur kokosi dhe në bajamet e grira.

Ky variant i biskotës ka pak më shumë kalori por është më e shijshme.

Shijojini!

Related posts

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!