Big Mama në hall të madh: Djemtë nuk më afrohen fare, kanë frikë se…

Këngëtarja e njohur Big Mama, është në kërkim të një partneri, por siç e tregon edhe vetë, nuk po gjen dot një djalë që ta dojë, ajo tha në emisionin “Ftesë në 5” se djemtë nuk po i afrohen fare, pasi kanë frikë se mos “hanë dajak” pas asaj që panë në “Big Brother”.

“Mbeta rrugëve të Tiranës, Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kam kohë për t’u lidhur me dikë, por po ma gjete ndonjë nuk ka problem. Ke ndonjë vëlla a çun. Kur del nga “Big Brother” nuk afrohen fare, me rastin tim, me atë që panë kanë frikë se mos hanë dajak. Edhe rrugës kur më shohin thonë ‘ik ik se kjo është e vështirë’. Por çdo njeri e ka pikën e vetë. Kur vjen pika ime dal nga vetja”, tha Big Mama.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…