BIG BROTHER VIP/ Ja si u tjetërsuan analizat e Luiz Ejllit, juristja tregon të vërtetën e sëmundjes

Pjesmarrja e Luiz Ejllit në Big Brother Albania VIP, është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, por mbi të gjitha në diskutimet e të gjithë shqiptarët. Me rrëfimin e tij të ndjerë, ku u shpreh se vuante nga një sëmundje e rrallë, ai fitoi zemrat e publikut.

Gjatë ditës së shtunë, në natën ‘Prime’ moderatorja e programit i kërkoi këtij të fundit, që të kyente disa analiza spitalore, të cilës sipas mjekes dolën të ishin brenda normave dhe se ai nuk po vuante nga asnjë lloji tumori.

Që nga këtu kanë nisur debate të shumta se i është mundur që përmes ekzaminimeve disa minutëshe të arrihej në një përfundim të tillë. E ftuar ditën e sotme në Kafe Shqeto’ ishte juristja Nertila Haxhiu, e cila ekskluzivisht përmes rrëfimit të saj tregoi se sëmundja për të cilën Luizi po përlitet është e vërtetë.

Deklarata e plotë:

“Pashë dominancën dhe modelimin e skenarit të shfaqur në publik dhe vura re që ka një lloj presioni që Luizi të reduktohej dhe jo të mohonte një sëmundje që ai e ka. Mjekja u shpreh se është si kokrra e mollës për atë analizë që i bëri dhe jo për sëmundjen që ai rrëfeu se e ka.

Unë nuk besoj në analizat që u bënë. Mund të kenë bërë një analizë të gjakut dhe të gjithë mbështetësit e tij e vunë re këtë gjë. Ndodhi që unë në bazë të një analize logjike, vura re se këtu po bëhet një shkelje shumë e madhe dinjiteti dhe ligjore. Luizi nuk ka deklaruar që ka kancer, ai ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë, këtë e kam fakt të ditur. Sot nuk mund t’i vë duart në zjarr pasi nuk di të them nëse është kuruar, por fakti që ai është i sëmurë ka disa vite që unë e di.”

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025