“Big Brother VIP 3″/ Zbulohen emrat e parë që do të jenë konkurrentë në sezonin e ri televiziv

Shumë shpejt do të nisë sezoni i ri televiziv dhe të gjithë janë kuriozë se kë do të shohim në edicionin e tretë të Big Brother VIP.  Emri i Arbër Çepanit, fituesit të edicionit të parë të Big Brother ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025