Big Brother vazhdon edhe jashtë shtëpisë, Dea për Luizin: Nuk i flas më kurrë atij njeriu, më ofendoi gjatë xhirimeve të filmit (video)

Në muajin korrik u bë virale në rrjet një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër. Ai ka përmendur një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

Në atë kohë, Dea Mishel reagoi ashpër duke u shprehur se është turp që një burrë 40-vjec ta shajë nga familja për një lojë.

Pavarësisht se ka kaluar disa kohë nga ky sherr virtual dyshja vazhdon ende të mos ketë asnjë komunikim mes tyre edhe pse të dy kanë qenë pjesë e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

E pyetur se a do të flasë me Luizin gjatë mbrëmjes në premierën e filmit ajo ka thën se nuk mund t’i flasë dikuj që ofendon në atë lloj mënyrë.

“Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre”, ka thënë ajo.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….