Me debate të ashpra u shoqërua debate i kësja jave mes Bledit, Deas dhe Efit. Zhaklin Lekatari debatoi me disa prej banorëve.
Luiz: Hajde më thuaj, Luiz mos ma thuaj më këtë fjalë, sepse ndihesh e lënduar. Ma thuaj. Dhe unë nuk ta përmend më. Hajde më merr veçmas dhe më thuaj mos e përmend më.
Dea: A të thash sot në mëngjes? Më the, hë se nuk ishte ndonjë gjë.
Arbër: Fakti që shtëpia është ndarë në dy pjesë, mendoj si lojë e dobët e Bledit luajti dobër edhe me Dean ashtu sikurse me Kristin. Shpresoj të mos bëhet rrugë për të gjithë banorët. Atë që ne e kemi pasur në dorë për t’ja vënë në dukje banorëve, e kemi thënë që nuk është lojë e bukur, por e shëmtuar. Arsyeja pse merren me Dean është sepse ajo është pretendente për të shkuar në finale. Duhet Dea që të dalë jashtë shtëpisë.
Zhaklin: Kur dëgjoj disa banorë që thonë se Dea është pretendente për finale, të gjitha ofendimet bien poshtë. Ju i keni thënë asaj që është e fortë, të gjitha të tjerat bien poshtë. Si do të vinte ty Luiz, sikur të thoja unë që të kam parë që qurravitesh përpara kamerave çdo mëngjes?
Zhaklin: Big Brother është lojë nervash. Sado thoni është lojë, ato janë ngjyrat e karakterit tuaj. Dea është e fortë dhe e ëmbël, ju tëtjerët i keni kaluar limitet, ajo jo. Je i qëndrueshëm në paqëndrueshmërinë tënde. Deri në vdekje qofshi bashkë. Respekti është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhenie.
Kiara: Nuk më ka dhunuar Zhak.
Luiz: Me këtë që the, bravo të qoftë.