Situata që ka ndodhur në Big Brother ka ngjallur diskutim të madhe në publik. Shkak është bërë edhe një moment dyshues, ku Arbana shihet se nuk e përfill zarfin me vota të publikut, por lexon atë që është shkruar në skalet.
Ky moment lë shumë dyshime për ‘fuqinë’ që ka publiku dhe produksioni, duke lënë të mendohet se ky i fundit është ai që vendos për fatin e banorëve. Po, ashtu gjatë kësaj foto është publikuar edhe skaleta e Arbanës, ku shihet se më pak e preferuar ka qenë edhe Olta.
Por, kjo e fundit është zëvendësuar me Tanin. Natën e mbrëmshme është publikuar një video teksa fansat kanë vënë re manipulimin e produksionit duke lexuar emrat nga skaleta e jo nga zarfi në të cilin pretendohet se ishin shkruar.
Ditë më parë, qytetaret kanë protestuar para hapësirave të “Big Brother Vip Albania”, për të ndaluar manipulimin kundrejt Luizit. Kujtojmë se Top Channel ka ndaluar transmetimin e “primeve” në kanalin “YouTube” për shtetin kosovar, ndërsa votat nga Kosova nuk i ka ndaluar, ku 1 votë është e barabartë me 1 euro.
