Big Brother/ Olta Gixhari ironizon propozimin e Luizit ndaj Kiarës, e merr me të qeshur: Nuk e kanë të gjatë… (video)

Olta Gixhari është pyetur në “Wake Up” për propozimin që Luizi i ka bërë Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka qeshur me të madhe e shprehet se nuk beson se lidhja e tyre e ka të gjatë, madje sipas saj, propozimi nuk i shkaktoi asnjë emocion.

Blendi Salaj: Luiz Ejlli i propozoi për martesë Kiara Titos…

Olta i ndërpret fjalën Blendit dhe fillon të qeshë me të madhe.

Olta Gixhari: Më fal…

Neada Muçaj: Është diçka që të bën për të qeshur?

Blendi Salaj: Ti ke thënë që natën e parë se këtu, në këtë shtëpi, ti do gjesh nënën e fëmijëve të tu.

Olta Gixhari: Mund të jetë nëna e fëmijëve të tu dhe ai tha “pritna Zot, çdo ajo këtu”! (Qesh)

Blendi Salaj: Si mendon, çfarë ndodh me këtë çift sipas teje?

Ndërkohë që po jepej momenti kur Luizi i propozoi Kiarës për martesë, Olta u shpreh:

Olta Gixhari: Kjo skena nuk më bëri shumë përshtypje, përveç se fishekzjarrët ishin shumë të bukura.

Neada Muçaj: Nuk u emocionove?

Olta Gixhari: Jo zemër, unë nuk u emocionova sepse është diçka që Luizi i ka thënë muaj të tërë, nuk është diçka që erdhi nga hiçi. Unë të shoh nënën e fëmijëve të mi, unë dua të martohem me ty, ti je gruaja e jetës sime, ti më ke ndryshuar jetën. Ka dalë dhe ai momenti, ma thoshte mua shpesh do ulem në gjunjë, do bëj këtë etj, etj. Domethënë kjo ishte fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Nuk më erdhi si një gjë e papritur.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!