Big Brother/ “Nëna e Luizit është shumë sëmurë”, kunati i banorit zbulon se çfarë po ndodh jashtë shtëpisë (video)

Banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Luiz Ejlli, u vendos në dijeni nga Vëllai i Madh me atë çfarë është duke ndodhur me Instagramin e tij jashtë shtëpisë si dhe me “GoFoundMe” të hapur nga familjarët e tij.

Moderatorja e “Fun Club”, Megi Pojani, ditën e sotme në emision publikoi një bisedë të kryer nga produksioni me kunatin e banorit. Produksioni i tha kunatit të Luizit se mund të marrin llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, por me një kusht, që në çdo foto të publikuar të  këngëtarit brenda shtëpisë të citohet se autorësia i takon “Top Channel”.

Mirëpo, Sokoli, tha se ndodhet në Amerikë dhe se gjatë kësaj kohe nuk është marrë fare me asnjë çështje që ka lidhje me Luizin, pasi nëna e tij është shumë sëmurë.

@bbvalbania02 #teamluizejlli👑 #topchannel #topchannelalbania #kiaratitoejlli #kiaratito #viralvideo #luizejlli #bigbrothervipalbania #viralvideo #luiz #fyyyyyyyyyyyyyyyy #fyypppppppppp #topchannel #tiktokindia #kiaraluiz #luizbbvip #luizkiara #viral #viraltiktok #bigbrother #bbv #kapelajmin😂 #bbva #luizibigbrother ♬ suono originale – Big brother vip albania 02 ❤️

“Përshëndetje. Kam një javë që jam në Amerikë dhe nuk po merrem fare me asnjë punë në lidhje me Luizin, por po merrem me nënën e tij sepe është shumë e sëmurë. Kur të dalë do i zgjidhë vetë ai, në lidhje me Instagramin do të flas me motrën e tij dhe është ajo që vendos”, shkruante Sokoli në mesazhin e tij.

Related posts

Aksident FATAL! Automjeti përplaset me ambulancën, humb jetën drejtuesi i mjetit (EMRI)

Këmbimi valutor për sot, 13 mars 2025/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, 12 mars 2025/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore