Big Brother/ Mbi 6 orë pa lëvizur, kush janë banorët e skualifikuar nga loja për të fituar sfidën prej 2.500 eurosh

Padyshim eventi i ditës sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë dhe është aktualisht “Loja e Rezistencës”, në të cilën banorëve pjesëmarrës do t’i duhet të rrinë tê paktën 10 orë pa lëvzur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.

Tani, kur kanë kaluar pak më shumë se 6 orë nga nisja e sfidës, shumica e konkurentëve ndodhen ende në garë për fitimin e 2500 eurove, megjithatë disa prej tyre janë eleminuar, duke mos rezistuar sa të tjerët. Kështu, e para që hoqi dorë ishte Tea, pas saj Kiara e më pas Valbona, me të treja vajzat që nuk mundën të shkonin përtej 3-orshit në sfidë.

Më pas u skualifikuan Kristi dhe Xhonatani, që qëndruan më shumë se të parat, por sërish duke mos ja dalë të mbajnë shtypur butonin ashtu siç duhet.

Ndërkohë banorët e tjerë vazhdojnë mbeten stoikë, teksa janë ushqyer me ndihmën e konkurentëve të skualifikuar. Lajmi mirë për ta është se me mbushjen e 7 orëve do mund të marrin karrige për t’u ulur, çka do i ndihmojë në çuarjen deri në fund të misionit të tyre. Rekordi botëror i kësaj sfide në të gjithë reality show-t është 14 orë, që s’do ishte çudi të thyhej sonte.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!