Big Brother/ Kiara “u shkri” për balerinin, Olta e pyet nëse do që ta prezantojë, ja përgjigja e saj (video)

Pak netë më parë, Big Brother organizoi një mbrëmje vetëm për vajzat. Mbrëmja u shoqërua me pyetje dhe përgjigje, batuta, të qeshura, nagcmime, puthje, kërcime dhe jo vetëm.

Një tjetër surprizë u organizua mbrëmjen e djeshme nga Vëllai i Madh, po për vajzat. Ato u surprizuan nga trupa e balerinëve të Top Channel në oborr. Vajzat dolën dhe kërcyen me balerinët, mes tyre edhe moderatorja Kiara Tito. Përveç Kiarës, sigurisht vëmendja u përqendrua edhe te reagimi i Luizit, i cili nuk u mundua ta fshehë pakënaqësinë e tij për veprimin e Kiarës.

Megjithatë pas përfundimit të vallëzimit, në një moment Olta i afrohet Kiarës dhe e pyet: “Ke dëshirë ta prezantojë atë (referuar balerinit)”, përgjigja e Kiarës ishte e menjëhershme. “Po, moj qyqa”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit