Bie zjarr në spitalin e Shkodrës/ Reagon Spitali: Zjarri nisi…

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Spitali Rajonal i Shkodrës ka reaguar në lidhje me zjarrin që ra mëngjesin e sotëm në ambientet e tij.

Spitali njofton se flakët kanë nisur në dhomën e një pacienti në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Spitali i Shkodrës bën me dije se shërbimi vijon pa ndërprerje dhe po merren masa për riparimin e dëmeve.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagim.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…