Bie qeveria e Malit të Zi, 43 deputetë votojnë kundër kryeministrit Krivokapic

Parlamenti i Malit te Zi votoi me shumicë votash rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapić. Për mocionin e mosbesimit ndaj  qeverisë e votuan 43 deputetë të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi”, kurse 11 ishin kundër, që i përkisnin partive Demokratët, të Drejtat dhe Mali i Zi i Bashkuar. 

Në total votuan 54 deputetë, ndërsa gjatë votimit në seancën e Kuvendit nuk ishte as Kryeministri Zdravko Krivokapić. Nisma për rrëzimin e Qeverisë u nënshkrua nga partitë e opozitës dhe Lëvizja Qytetare URA, të cilat kanë shumicën prej 44 deputetësh nga gjithsej 81 deputetë nqë janë ë Kuvend.

Para votimit, deputetët e Frontit Demokratik (DF), Lëvizjes për Ndryshim (PzP) dhe Partisë Popullore Socialiste (SNP) u larguan nga salla plenare.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA