Bie alibia/ Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare.

Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshushme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj, dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Pra praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia, dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit të mendimit në 10 Korrik, është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika