Betejë andaluziane për Myrto Uzunin, dy skuadra spanjolle interesohen për sulmuesin; Granada gati ta sakrifikojë në rast se nuk shpëton

Pas tre sezonesh me skuadrën e Granadës, Myrto Uzuni mund t’i thotë lamtumirë skuadrës spanjolle. Sipas informacioneve të fundit që sjell portali “El.Mira.es”, Sevilla është një nga skuadrat që po bën ofertë për sulmuesin e Kombëates. Rënia e mundshme e skuadrës andaluziane mund të jetë mundësia perfekte që skuadra e Seviljës të mbyllë transferimin e Myrto Uzunit, i cili ka një kontratë deri në qershor të vitit 2026, por largimi mund të kompletohet nëse klubi arrin  të fitoj një shumë të mirë parash për shitjen që do të kryejë.

Megjithatë, sic nënvizon portali spanjoll, Sevilja nuk është i vetmi ekip që kërkon shërbimet e beratasit, por edhe Real Betis është një ndër skuadrat e interesuara. Ndaj mund të ketë një “luftë” mes dy skuadrave seviliane për nënshkrimin e sulmuesit.

Këtë sezon,  pavarësisht paraqitjes së dobët të Granadës në La Liga, Uzuni ka arritur të shënojë shtatë gola në më pak se 2000 minuta të luajtura. Sulmuesi shqiptar është një ato elementët e pakët që mund të shpëtohet në një sezon për t’u harruar.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)