Besojeni ose jo, Nard Ndoka nis emisionin e tij në Top Channel/ Ja si do të quhet emisioni i tij

Politikani i njohur Nard Ndoka do të shfaqet në kanalin televiziv Top Channel me një rubrikë të tijën përgjatë emisionit “E Diell”.

“Hola Nardi” është emisioni që do drejtojë politikani Ndoka dhe titulli është nisur nga videoja virale e para disa viteve kur Nard Ndoka shfaqej duke thënë “Hola, Hola…”.

I njohur për batutat e tij tipike, Ndoka tha se në rubrikën e tij do të ketë shumë të ftuar të famshëm nga fusha të ndryshme ku mes tyre do të jetë Rama apo edhe Berlusconi.

Po ashtu në “Hola Nardi”, i cili starton me 1 maj, do të trajtohet politika në formë sarkazme, por emisioni nuk do të jetë politik.

Për më tepër mund të ndiqni intervistën e plotë të tij në “Wake Up”.

Related posts

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham