“Besoj se e mundim Erzenin”/ Abdullahu rikthehet nga dëmtimi dhe i jep zemër Tiranës: Jam te ekipi më i mirë në Shqipëri

Tirana do të përballet në transfertë ditën e nesërme përballë Erzenit, e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Portieri i bardhebluve, Mustafë Abdullahu, u rikthye nga dëmtimi dhe ishte titullar për sfidën me Kukësin. Ai u shpreh se tashmë është në formë dhe skuadra do të kërkojë fitoren përballë shijakasve.

“Tre-katër javë intensive, me stërvitje, me rikuperim. U ktheva sa më mirë dhe jam i gatshëm për ekipin. Me Kukësin ishte sfidë e vështirë, nuk e menaxhuam as mirë, por morëm pikët që na duheshin dhe u kthyem më të fortë. Kam lozur në Kategorinë e Parë, por jam te ekipi më i mirë në Shqipëri dhe ndihem shumë mirë. Erzeni na mundi fazën e parë? Besoj se do i mundim tani. Derbi? Të shohim njëherë sfidën me Erzenin. T’i marrim ndeshjet me radhë. Pas Erzenit vjen derbi”, u shpreh Abdullahu.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League