Besiktas refuzon 20 milionët e Aston Villa-s, klubi turk shpreson se Ernest Muçi do të shkëlqejë në Euro 2024 për ti rritur vlerën

Ernest Muçi

Ernest Muçi po shkëlqen me fanellën e Besiktas, me sulmuesin shqiptar që është përshtatur menjëherë në Turqi. Paraqitjet pozitive nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa Aston Villa ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e Muçit.

Gjithsesi, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Turqi, Besiktas nuk e ka pranuar ofertën. Klubi i njohur beson se shifra që mund të përfitojë nga largimi i lojtarit pas Euro 2024 do jetë shumë herë më e madhe se kjo që po ofrohet aktualisht nga klubi prej Birminghami. Gjithsesi, Aston Villa vështirë se do dorëzohet kaq shpejt dhe në vijim pritet të bëjë të tjera propozime. Ernest Muçi ka realizuar 3 gola deri tani. Te Besiktas janë të bindur se Muci do të shkëlqejë në Gjermani dhe presin që vlera e tij e kartonit të mbërrijë në 30 milionë euro pas Europianit.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit