Besiktas i dashuruar me shqiptarët, nis negociatat me futbollistin e Kombëtares (EMRI)

Shqipëria

Besiktas kërkon Mirlind Dakun. Në Turqi shkruajnë për një interesim të klubit nga Stambolli për sulmuesin shqiptar që aktivizohet me Rubin Kazan në Rusi. Në lajm thuhet se dy klubet kanë vazhduar negociatat e tyre. Një interesim i Besiktas lidhet me faktin se klubi do të largojë Vincent Aboubakar dhe nuk ka arritur ende marrëveshje me Cenk Tosun për një kontratë të re, andaj Mirlind Daku shihet si profili ideal.

Në Turqi shkruajnë se skuadra ruse do të presë deri në përfundimin e europianit me shpresë se Mirlind Daku do të zhvillojë ndeshje pozitive dhe në këtë mënyrë vlera e kartonit të lojtarit mund të rritet. Përveç skuadrës turke, për lojtarin 26-vjeçar janë interesuar edhe klubet më të mira të kampionatit rus si Zenit, Krasnodar dhe Dinamo e Moskës. Daku ka kontratë me Rubin Kazan deri në vitin 2025.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)