Besiktas firmos me Rebic, kroati mund të jetë në Tiranë për ndeshjen e Conference League (video)

Kundërshtari i Tiranës në Conference League, fitues 3-1 në ndeshjen e parë të raundit të dytë, fundos një goditje edhe në merkato. Nëse ndonjë kishte ende dyshime për nivelit e lartë të Besiktas, ja ku vjen firma me sulmuesin e Milan, Ante Rebic. Gjithçka është e kryer për shitjen në Turqi të kroatit. Rebic ishte jashtë projektit teknik e nuk u grumbullua për turneun në Shtetet e Bashkuara me kuqezinjtë.

Sulmuesi bashkohet me Besiktas me titull përfundimtar e të përshëndesë kështu kuqezinjtë pas 4 sezonesh e 29 golash në 123 ndeshje. Klubi i Stambollit po shpejton të kryejë procedurat për nënshkrimin me Rebic, me shpresën se ndoshta mund ta marrë për transfertën në Tiranë. Besiktas do të mbërrijë në kryeqytet në 3 gusht, për ndeshjen e kthimit.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)