Kristjan Asllani kthehet në “shqiponjë”, klubi turk poston foton e mbërritjes së mesfushorit

Beshiktash

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka mbërritur në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, Beshiktash. Në profilin zyrtar janë postuar foto të Asllanit teksa shkruhet se tani ai do tju nënshtrohet vizitave mjekësore.

23-vjeçari do të huazohet deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë blerje nga Beshiktash. Sipas mediave në Turqi, bëhet fjalë se bardhezinjtë mund të blejnë përfundimisht kartonin e tij për një çmim të fiksuar prej 10 milionë euro.

Beshiktash vërteton edhe një herë tërheqjen që ka për futbollistët kuqezi, pasi klubi nga Stambolli ka në pronësi edhe Ernest Muçin, të cilin e ka huazuar te Trabzonspor.

POSTIMI I KLUBIT TURK

Kristjan Asllani, futbollisti profesionist me të cilin kemi filluar negociatat e transferimit, ka mbërritur në Stamboll për të vazhduar bisedimet dhe për t’iu nënshtruar një vizite mjekësore.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

Related posts

Java e 27-të ‘trondit’ Lushnjën dhe rihap garën për titull! Skënderbeu ndalet në momentin e gabuar

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari