Epokë e re te Besëlidhja, zv.presidenti i Vllaznisë projektohet në krye dhe trajner pritet…

Besëlidhja

Besëlidhja ka nisur me një projekt të ri në sezonin 2025/26. Kështu janë konkretisht dy ndryshime të rëndësishme në drejtim dhe pankinë.

President i ri i klubit do të jetë Pjerin Fushaj, që më parë ka qenë zëvendëspresident i Vllaznisë. Për stolin ndërkohë është zgjedhur Elvis Plori.

Plori disa vite më parë flirtonte me ngjitjen në Superiore, por ndalej pikërisht nga Vllaznia në finalen e “play-off”. Besëlidhja synon të ketë sukses këtë vit duke u rikthyer në Kategorinë e Parë. Në një kohë kur futbolli kërkon më shumë seriozitet dhe vizion, Fushaj premton organizim, investime dhe ambicie për ta rikthyer Besëlidhjen në elitën e futbollit shqiptar.

LEXO ME SHUME;Nga Gremio në Shqipëri, klubi i Superiores shton forcat me mesfushorin (EMRI)

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe