Besar Musolli bëhet nostalgjik, mesfushori rrëfen objektivin me Gjilanin dhe lë një “derë të hapur” për rikthimin te Kukësi

Me Gjilanin është bashkuar për të regjistruar arritje të tjera në karrierën e tij të gjatë si futbollist. Besar Musolli me një ndalesë shumë të gjatë në të shkuarën në Kukës, aktualisht është pjesë e Gjilanit ku do të luajë gjatë sezonit të ardhshëm por fillimisht duhet të mendojë për ndeshjen e raundit të parë në Conference League kundër luksemburgasve të FC Progrès Niederkorn. “Jemi në fazën përgatitore dhe shpresoj që të gjithçka të shkojë mirë. Mendoj se do të duhet që të përgatitemi mirë pasi kupat europiane duan gjithmonë shumë përqëndrim”, tha Besar Musolli.

Mesfushori 34-vjeçar i cili u largua në vitin 2020 pas 8 sezoneve te Kukësi, shprehet i entuziazmuar për rikthimin në stadiumin ku u bë një ikonë. “Sigurisht që jam i lumtur pasi rikthyer në shtëpinë time, aty ku hodha bazat për karrierën time”, tha Musolli.

Nuk ka qenë asnjëherë njeriu i mediave në kampin verilindor dhe nuk është as këtë herë kur pyetet nga RTSH Sport por në intervistën e tij të shkurtër Musolli lë të hapur mundësinë e një rikhimi të mundshëm. 

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)