Besar Gudjufi është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi i krahut të majtë mbërrin në Tiranë nga klubi i Shkupit si zëvendësues i Tedi Carës. “Sportmania” tregon se talenti i Kombëtares U-21 bëhet transferimi i dytë te “demat”. Më parë kujtojmë se firmosi Dzmitri Padstrelau.
Në verën e kaluar ishte Shkupi që përfitoi shërbimet e 20-vjeçarit duke paguar 100 mijë euro te Beshiktashi. Kjo pasi atje ishte pjesë e skuadrës U-19. Besar Gudjufi luan në krahun e majtë të sulmit. Kështu shikohet si pasues i Tedi Carës, që u largua për të luajtur në Ukrainë. Në kampionatin maqedonas, futbollisti nisi pesë ndeshje si titullar me Shkupin. Në shtatë të tjera u aktivizua si zëvendësues.
Ndërkohë vetëm në nëntor zgjodhi të luajë për Shqipërinë U-21, pasi më parë kishte dhënë kontributin e tij te moshat e Maqedonisë së Veriut.
LEXO ME SHUME:Situatë e pazakontë te Partizani! Klubi ka firmosur me mbrojtësin nigerian, ky i fundit dëshiron largimin
ISMAILA SODIQ AFRIMI I FUNDIT
Ismaila Sodiq, një situatë e sikletshme është krijuar mes Partizanit dhe mbrojtësit nigerian. 21-vjeçari, i cilësuar si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë afrikanë nën moshën 23 vjeç, ishte përforcimi i parë i të kuqve në merkaton dimërore, por kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ardhja në Shqipëri ai dëshiron të largohet.