Besa nis të mendojë për sezonin e ardhshëm, rinovon me dy lojtarë, në pikëpytetje e ardhmja e sulmuesit Mustafa Ba

Besa

Besa bëri disa afrime cilësore ku mes tyre lojtarë që tani janë shndërruar në kolona të ekipit. Shumica e atyre kanë kontrata afatgjata, që i mbajnë të lidhur së paku dhe 2 vite te Besa. Ndërkohë që presidenti Nexhat Bizhdili me sa duket nuk ka dashur t’ia lërë rastësisë fatet e disa futbollistëve, ndaj ka “nxituar” të mbyllë llogaritë me ta.

Kështu, bashkëpunimin e ka zgjatur edhe për sezonin tjetër qendërmbrojtësi Abdulai Nurudeen, paraqitja e të cilit është pëlqyer te verdhezinjtë. Një tjetër futbollist që vërtet ka befasuar, por edhe kënaqur me lojën e tij, ka qenë mesfushori Alfouseni Dabo. Kështu që klubi ka rinovuar kontratën edhe me mesfushorin.

Të dy këta futbollistë do të kontribuojnë edhe për sezonin e ri në radhët e Besës. Ndërkohë që portieri Dorant Ahmetaj, mesfushori Endrit Emini, Ermir Spahiu, Joni Nurja, Ersi Kapo, Donat Mehmeti, Denis Balla, Olt Zeqiraj, Skerdi Puqja mbeten nën kontratë edhe për sezonin e ri. Nuk dihet fati i shijakasit Myslym Ramilli, që byllur kontratën në fund të muajt maj, po ashtu edhe tre të huajt e tjerë, Nkube, Kamohelo dhe ai që zhgënjeu në fakt më shumë, sulmuesi Mustafa Ba. Për këta 3 të fundit nuk dihet nëse do të mbeten pjesë e Besës edhe pse të tre janë nën kontratë me verdhezinjtë.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin