Nga “Arena e Demave” në një tjetër stadium, Besa ndeshjen ndaj Kukësit nuk do e luajë në Rrogozhinë

Besa

Besa ndërron shtëpi këtë javë në Kategorinë e Parë. Takimi i fundjavës e sheh Besën të zhvendoset në Lushnje. Kavajasit presin Kukësin dhe takimi është vendosur të luhet në fushën e Plugut. Fusha stërvitore e lagunarëve ku dhe vetë myzeqarët po zhvillojnë ndeshjet këto kohët e fundit, do të jetë vendi mikpritës i dy klubeve të tjera të kategorisë.

Verdhezinjtë sfidat si vendas i kanë zhvilluar në Rrogozhinë, por tani do t’ju duhet të zhvendosen një qytet më tutje. Egnatia ka një supersfidë ndaj partizanit në Superiore dhe kjo ka detyruar klubin nga Kavaja të largohet në drejtim të Lushnjës.Kujtojmë që takimi i fundjavës luhet të dielën dhe nis prej orës 13:30. Mbetet për t’u parë nëse stadiumi i ri do të jetë fatsjellës për Besën që po kalon një periudhë mërzitjeje për arsye të rtezultateve zhgënjyese në rrugën drejt elitës.

Para dy javësh, Besa e priti Kukësin në “Arenën e Demave”, ku kavajasit fituan me vështirësi në shifrat 2-1. Ashtu si dy javë më parë, edhe kësaj radhe dueli Besa-Kukësi parashikohet të luhet pa praninë e tifozëve. Kjo vjen për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, që i dënoi kavajasit me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë.

11 javë kanë mbetur nga përfundimi i sezonit në Kategorinë e Parë dhe skuadrat deri diku kanë arritur të blindojnë objektivat e tyre.

LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen (SFIDAT)

JAVA 23

E shtunë, më 15 shkurt

Besa – Kukësi                   13:30

FK Vora – Erzeni             13:30

Lushnja – Kastrioti         13:30

Flamurtari – Valbona     13:30

E hënë, më 17 shkurt

Pogradeci – Apolonia     13:30

Burreli – Korabi               13:30

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit

Comments are closed

Add Comment