Ndeshja e fundit e sezonit nuk do luhet në Rrogozhinë, mësohet impianti për takimin Besa-Vora

Besa

Mungesa e stadiumit e Besës është një nga faktorët e luhatjeve të ekipit kavajas në sezonet e fundit në Kategorinë e Parë. Sipas kalendarit, të dielën Besa luan për herë të fundit si pritëse në këtë sezon rregullt, ku i duhet të presë Vorën, që i ka siguruar objektivat dy javë para fundit.

Kavajasit kanë vendosur që kampionët e rinj t’i presin në kryeqytet, pikërisht në shtëpinë e Partizanit. Pra, Besa-Vora do të luhet të dielën, ora 15:00, në stadiumin “Arena e Demave”. Në këtë stadium kavajasit kanë luajtur edhe disa ndeshje të tjera, ku nuk e njohin humbjen, por të dielën u duhet vetëm trepikëshi. Besa e mbyll sezonin në transfertën e Tropojës, por vendimtare e kanë të dielën.

SHUMA E AKORDUAR PËR SUPERIOREN

Klikoje Sport ka mësuar premion e përfituar nga ekipi i Besës. Presidenti, Nexhat Bizhdili së bashku me Bashkinë Kavajë kishte akorduar 10 mijë euro premio në rast se do të fitonin takimin ndaj Flamurtarit, që në fund përfundoi me rezultatin 0-2.  Surpriza e madhe nga se mëson Klikoje Sport është se në rast se klubi kavajas arrin Superioren, atëherë e gjithë skuadra do të përfitojë 100 mijë euro.

Lufta për ngjitjen direke në Kategorinë Superiore do të vuloset vetëm në dy javët e fundit të këtij sezoni të Kategorisë së Parë. Kjo pasi Flamurtari ka dështuar në përballjen direkte ndaj Besës dhe në vend që të festonte siç ishte përgatitur për nkthimin në elitë, tani sheh t’i rrezikohet ndjeshëm ky objektiv.

LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Flamurtarit, mësohet premio e majme për lotjarët e Besës (SHUMA)

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime